75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / Gj. Sh

Meçi i nipit, Luan Krasniqi: Shihemi të shtunen

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani të shtunen do të zhvillijë meçin e radhës në boksin profesionalist.

Boksieri nga Juniku, do të ngjitet përsëri në ring me datë 28 shtator, i cili zhvillohet në ”MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

Ai do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.

E tre ditë para meçit, Luan Krasniqi i ka dhënë mbështetje Ardijanit dhe ka thënë se do ta përkrah edhe nga afër.

”Të shtunën, nipi im Ardiani do të luftojë për kampionatin ndërkontinental WBO kundër afrikanit Saul Ivan Male në MHP Arena në Ludwigsburg. Një luftë shumë e rëndësishme që ai të trokasë në majën e botës! Sigurisht që do të jem atje live për ta mbështetur! Shihemi të shtunën në Ludwigsburg!”, ka shkruar Luan Krasniqi./IndeksOnline/