Meçi për Kampionin e Botës mund të mos zhvillohet, Usyk: Vendi im më i rëndësishëm se një rrip

Oleksandr Usyk ka hedhur dyshime të mëdha për revanshin e tij me Anthony Joshuas pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Ylli ukrainas mundi britanikun në shtator për t’u bërë kampion i peshave të rënda në WBA, IBF, WBO dhe IBO, shkruan Indeksonline.

Dyshja janë kontraktuar për një revansh të menjëhershëm, por kriza në Ukrainë e lë në dyshim luftën e tyre të dytë, megjithëse Joshua i ka dërguar mbështetjen e tij Usykut.
Ai vjen pas lajmit se Usyk ka kapur armët për të mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë së Vladimir Putin.

Tani Usyk ka zbuluar se mbrojtja e vendit të tij është përparësia e tij kryesore në vend që të fokusohet në revanshin e tij me AJ.
“Unë me të vërtetë nuk e di se kur do të rikthehem në ring. Vendi im dhe krenaria ime janë më të rëndësishme për mua sesa një rrip”, ka thënë Usyk. /IndeksOnline/