18:42 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Meda dhe Vjollca Haxhiu sjellin baladën “Falem” [Video]

Këngëtarët, Mehedin Përgjegjaje (Meda) dhe Vjollca Haxhiu kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga mban titullin “Falem”, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është punuar nga Wirusi dhe Granit Gashi, gjersa për tekstin është kujdesur Fatmir Muja.

Dyshja në fjalë vijnë mjaft me stil dhe interpretim edhe në klipin e këngës, i cili i përshtatet fabulës së saj.

Përveç projekteve të reja që sjellin, Meda dhe Vjollca Haxhiu vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.

Muajt në vazhdim, ata pritet të sjellin edhe disa këngë të tjera solo.