Meda ka gati albumin e ri, publikon pak nga këngët e reja

Mehdin Përgjegjaj, këngëtari i njohur si Meda ka gati albumin e ri.
Pasi lansoi projektin e ri “Ditëlindja” duke i bërë dhuratë vetes në ditëlindjen e tij, Meda ka gati dhuratën për fansat.
Këngëtari deçanas ka publikuar pak nga këngët e reja të tij dhe të njëjtat shpejt do të jenë në duart dhe veshët e publikut.
Meda duket se ka në plan të ketë një verë të bereqetshme para vetes./Indeksonline/