14:39 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Meda promovon videoklipin- projektin e ri “E du”

Këngëtari i mirënjohur, Meda sapo ka promovuar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin: “E du” dhe është vizuelizuar edhe me klip, ndërsa është e zhanrit baladë.

Për tekstin e këngës u kujdes Ghulos, muzika Demi Basha dhe Granit Gashi, për orkestrimin po ashtu Granit Gashi.

Kujtojmë se Meda po ashtu ka bërë të ditur se është duke punuar në një album të ri.

Kënga “E du” tashmë është promovuar në kanalin Youtube./Indeksonline/