75 Mall Live Search
22:16 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Meda me djalin e tij pozojnë së bashku nga pushimet

Këngëtari Mehdin Pergjegjaj që njihet me emrin artistik Meda njihet si një ndër këngëtarët më të kërkuar për llojin e muzikës që bën, shkruan Indeksonline.

Ai këtë sezonë ka qenë mjaft aktiv me publikimin e këngëve të reja, duke ‘shpërblyer’ fansat me disa këngë që u pritën mjaft mirë.

Edhe angazhimet e tij me koncerte nëpër vende të ndryshme ishin majft të larta, andaj ai gjeti kohën edhe për familjen dhe para disa ditëve ka filluar pushimet.

Së fundmi ai u paraqit me djalin e tij dhe fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në Instagram. /Indeksonline/