75 Mall Live Search
18:41 / E Martë, 28 Janar 2025 / Gj. Sh

Meda në Mekë, kryen Umren: Një udhëtim shpirtëror që më afroi më shumë me besimin dhe paqen

Këngëtari i njohur, Meda ka vizituar vendet e shenjta.

Ai përmes Instagramit ka bërë të ditur se ka kryer Umren, shkruan IndeksOnline.

Meda e ka cilësuar këtë eksperiencë të papërshkrueshme, e që e ka afruar më shumë me besimin dhe paqen.

”Me zemër plot mirënjohje dhe shpirt të qetësuar, sapo përfundova Umren në Mekën e bekuar.
Një eksperiencë e papërshkrueshme, një udhëtim shpirtëror që më afroi më shumë me besimin dhe paqen e brendshme.

Dua të përshëndes të gjithë ju, fansat e mi dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodheni. Ju uroj që të keni zemra të pastra, besim të palëkundur dhe lumturi në çdo hap të jetës tuaj.”, ka shkruar Meda.

Posimi i plotë: