Meda një udhë e dy punë, po xhiron videoklip në protestë
Këngëtari Meda është parë duke incizuar videoklipin e këngës së tij më të re gjatë marshit për UÇK-në.
Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive ku shihet Meda duke xhiruar videoklipin e këngës së tij më të re gjatë marshit për UÇK-në.
Në pamje artisti shihet duke realizuar skena që pritet të jenë pjesë e projektit të tij të ardhshëm muzikor.
Nuk dihet detaje rreth këtij projekti, por gjithsesi diçka më e veçantë po vjen./Indeksonline/

