Meda paraqitet nga pushimet së bashku me gruan
Meda ka disa ditë që ka paralajmëruar se ka filluar pushimet së bashku me familjen e tij, shkruan Indeksonline.
Pas një sezone të lodhshme për të me shumë koncerte dhe projekte muzikore ai ka vendosur që të shijojë ca momente relaksi së bashku me familjen.
E këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram, kur së fundmi ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah gruas së tij Luljetës.
Kujtojmë që Meda këtë verë ka publikuar më shumë se 5 këngë, që u pritën shumë mirë nga publiku. /Indeksonline/
