75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Meda përgatitet për këngën e re në bashkëpunim me këngëtaren e njohur

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Mehdin Përgjegjaj, që njihet si Meda ka paralajmëruar projektin muzikorë të radhës që pritet ta lansojë së shpejti, shkruan Indeksonline.

E këngëtari ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagram se ai do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren Vjollca Haxhiu.

E dyshja nuk është hera e parë që po bashkëpunojnë. Ata edhe më parë kanë lansuar këngë së bashku duke arritur sukses shumë të madh me bashkëpunimet e tyre si “Ja un ja ti” , “Falëm” dhe disa këngë të tjera. /Indeksonline/