Meda tregon kandidatin e tij të preferuar për deputet
Këngëtari i njohur Meda ka zbuluar publikisht kandidatin e tij të preferuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka shprehur mbështetjen për mikun e tij, gjeneralin Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet me numrin 90 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në një postim të bërë publik, Meda ka shkruar:
“Në mbështetje të mikut tim, gjeneral Lahi Brahimaj. Të priftë e mbara.”
Me këtë deklaratë, këngëtari i bashkohet figurave publike që kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për kandidatë të caktuar në këto zgjedhje.


