75 Mall Live Search
12:52 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

Medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare nisen për Kosovë

Ekipi i Xhudos Kosovare, është nisur nga Algjeria në drejtim të Kosovës.

Trajneri i njohur Driton Kuka, ka bërë një postim në Facebook, ku ka lënë të kuptohet se ata janë nisur drejt Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Drejt atdheut …
Pesë medalje për Kosoven!
Ekipi do ec tutje drejt Lojërave Olimpike #Paris2024 #proudcoach”, ka shkruar Kuka në mbishkrimin e Fotografisë.

Kujtojmë që ekipi i Xhudos Kosovare, në Lojërat Mesdhetare ka fituar pesë medalje, tre të arta dhe dy të bronzta.

Diatria Krasniqi, Laura Fazlliu e Loriana Kuka, kanë fituar medaljen e Artë, ndërsa Akil Gjakova e Flaka Loxha kanë siguruar medalje të bronzta për Kosovën./Indeksonline/