Medaljet e “Tokyo 2020” do të punohen nga celularë të vjetër dhe pjesë tjera elektronike
Një gjë e rrallë është paralajmëruar të ndodh, ku medaljet e lojërave olimpike “Tokyo 2020” do të përpunohen me pjesë të celucarëve të vjetër dhe pjesë tjera elektronike.
Pjesa e përparme e medaljes do ta ketë imazhin tradicional të Nike, perëndeshës greke të fitores. Pjesa e prapme e medaljes do të përmbajë unazën olimpike dhe logon e Tokyo 2020 brenda një dizajni në formë të vorbullës, raporton CNN, përcjell Indeksonline.
Dizajneri, Junichi Kawanishi tha se medaljet do të ngjajnë me gurë të përafërt që janë prerë dhe lëmuar.
Për lojërat e ardhshme verore pritet që të prodhohen maksimalisht 5 mijë medalje të tilla./Indeksonline/