75 Mall Live Search
19:55 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Medel: Messi nuk e meritoi kartonin e kuq

Lionel Messi u përjashtua me kartonë të kuq në ndeshjen për vendin e tretë të kupës së Amerikës në mes të Argjentinës dhe Kilit.

Ylli i Barcelonës pati një përplasje me Gary Medel dhe gjyqtari nuk pati mëshirë për asnjërin.

Pas këtij ndëshkimi pati reagime të shumta, ku njëri nga ta është edhe Medel.

Ai ka thënë se Messi nuk e ka merituar të ndëshkohet me të kuq pas atij rasti.

Unë pajtohem me Messin, mendoj se nuk do të duhej as kartonë i verdhë për të. Kishte disa shtyrje dhe kjo ishte e gjitha. Gjyqtari mund ta kishte trajtuar atë shumë më mirë“, ka thënë mesfushori i Beshiktashit.

Kartoni i kuq kundër Kilit ishte vetëm i dyti në histori me Kombëtaren për Messin. /IndeksOnline/