17:47 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Media malazeze e quan skuadrën e Superligës së Kosovës si skuadër nga Shqipëria

Një nga mediat e njohura të Malit të Zi ka dhënë lajmin për transferimin e malazezit Edvin Kuc te skuadra kosovare, Ballkani.

Por, media fiqnje duket se nuk është në njohuri se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndara.

Lajmi mbanë titullin, “Nga Rudari, në Shqipëri”, ndërsa njoftohet kalimi i futbollistit te skuadra nga Suhareka, Ballkani.

“Doja të ndryshoja ligën dhe mendoj se kam bërë një zgjedhje të mirë. Futbolli në Kosovë është në rritje, andaj besoj se më pret një sfidë e suksesshme. Ballkani më ka thënë se synon kualifikimin në garat evropiane nga suksesi në Kupë, dhe unë shpresoj se do të ndihmoj ekipin për të arritur këtë qëllim” ka thënë futbollisti malazez./Indeksonline/