75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Media serbe përmend emrat e mundshëm të dy emisarëve për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta serbe, Novosti lakon emrat e dy politikanëve amerikanë si emisarë të mundshëm për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas kësaj gazete, zëvëndës-ndihmës sekretari i i shtetit amerikan, Matthew Palmer mund të jetë emisar i dialogut Kosovë-Serbi.

Gazeta serbe shkruan se emisare pritet të jetë edhe Molly Montgomery e cila vonë u emërua si zëvëndës-ndihmës sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Zhvillime konkrete rreth kësaj çështje thuhet se do të ketë gjatë muajit qershor.

Palmer ka qenë shumë aktiv në çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, duke qenë mjaft i afërt edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajqak./Indeksonline/