75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Media serbe raportojnë për flamujt kuq e zi që po valojnë në Preshevë e Bujanoc (Foto)

Më 28 nëntor, shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, apo ndryshe që ndryshe quhet Dita e Flamurit, e që u festua edhe në Preshevë e Bujanoc me valëvitjen e flamujve kuq e zi.

Kështu e nis një artikull për 28 nëntorin  Blici serb, sipas së cilit, kjo ditë shënohet kudo që banojnë shqiptarët,e që konsiderohet datë historikisht e rëndësishme, transmeton Indeksonline.

Blic’ shkruan se manifestimi qendror i shqiptarëve nga jugu i Serbisë u shënua nga një program kulturor-artistik në Qendrën Kulturore ‘Vuk Karadzic’ në Bujanoc. Tregohet se udhëheqësit politikë shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre. Madje, potencohet se përkundër festimeve nuk janë vërejtur forca të shtuara policore në rrugët e Preshevës dhe Bujanocit.

Në fund, gazeta përmend edhe kërkesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, të udhëhequr nga kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, për të cilin ‘Blic’ shkruan se është i diskutueshëm, për legalizimin e flamurit të shqiptarëve, në theks të veçantë më 28 Nëntor.

“Autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ta krijojnë flamurin e tyre, i cili duhet të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar i vendit të origjinës, siç përcaktohet nga Ligji për Pakicat Kombëtare. Në këtë rast, ata do të kenë të drejtën të përdorin flamurin çdoherë dhe zyrtarisht, por shqiptarët nuk e pranojnë këtë kërkesë”, shkuan gazeta serbe.  /Indeksonline/