Media serbe zbulon arsyen e takimit të Thaçit e Haradinajt me liderët serbë, në prani të Merkel e Macron
Në fund të muajit është paralajmëruar takimi mes presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj, bashkë me liderët serbë, Vuçiq e Bërnabiq. Takimi është thirrur nga liderët e Gjermanisë ë Francës, Merkel e Macron.
Mediat serbe shkruajn se qëllimi i Gjermanisë dhe i Francës është që, pas një bllokade të gjatë të dialogut, të jenë këto dy shtete evropiane që të marrin rolin udhëheqës pas fillimit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.
Gjermania e Franca thuhet poashtu se kanë në plan të rikthejnë fuqinë e veprimit në BE, duke qenë ndërmjetësuese mes dy shteteve të Ballkanit.
Gjermania është kundër prekjes së kufijve, ide të cilën thuhet se e përkrahë Amerika, dhe për ndaj Kosovës e Serbisë do të propozohet një ide tjetër e cila do të diskutohet në bisedimet e reja.
Kërkesa e parë për nga Gjermania e Franca për Kosovën e Serbinë do të jetë rikthimi në bisedime në kohë sa më të shpejt.
Takimi pritet të ndodhë me 29 prill në Bruksel./Indeksonline/