14:34 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Media serbe: Zvonko Veselinoviq i fotografuar me vëllanë e Aleksandar Vuçiqit

Zvonko Veselinoviq, organizator për vënien e barrikadave në veri është parë në shoqëri me vëllain e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq teks apo qëndronin në një restorant në Kopaonik të Serbisë. Foto është publikuar nga portali serb Krik dhe ka bërë jehonë në Serbi.

“Në mars të vitit 2015, Crvena Zvezda luante ndeshjen e basketbollit kundër Albas gjermane për plasman në finale. Ngjarjet në terren i përcillnin pesë meshkuj në ekran në restorantin “Salash 137” në Kopaonik e në mesin e tyre kanë qenë edhe Veselinoviq dhe Andreja Vuçiq”, ka shkruar portali serb.

Ndwrsa në bisedën telefonike me gazetaren e KRIK-ut, Veselinoviq ka mohuar të jetë parë me Andrean në Kopaonik.

“Unë me të jam takuar një herë shkurt derisa kanë qenë ende në opozitë. Nuk kam pasur dhe as që kam kontakt me të”, ka thënë ai./Indeksonline/