75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

Mediaset: Juventus rikthen Allegrin

Max Allegri do të rikthehet në krye të Juventusit pas dy vitesh.

Mediaset raporton se ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje me trajnerin italian që pritet të zyrtarizohet në qershor.

Edhe nëse Andrea Pirlo kualifikon Juventusin në Ligën e Kampionëve, nuk do të vazhdojë punën.

Allegri ka qenë trajner i Juventusit për 5 vite, nga 2014-2019, duke fituar 5 herë rresht titullin e kampionit.

/Indeksonline/