75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mediat angleze rendisin sulmuesit e Premier Ligës nga “klasi botëror” në “absolutisht të padobishëm”

Liga Premier ka qenë gjithmonë e bekuar me sulmues të pabesueshëm.

Ndoshta më i miri i tyre ishte Thierry Henry, i cili në tetë vite me Arsenalin shënoi 175 gola në 258 ndeshje në ligë.

Vetëm katër lojtarë kanë shënuar më shumë se francezi në historinë e Premier League dhe në krye të listës është legjenda e Newcastle, Alan Shearer me 260.

I dyti është Wayne Rooney (187), ndërsa disa të tjerë të nderuar nga 10 më të mirët janë Sergio Aguero (164), Robbie Fowler (163) dhe Michael Owen (150).

Por kush është më i miri në Premier League tani?

Është një debat popullor në mesin e tifozëve të futbollit sepse, duke u kthyer prapa në sezonin 2019/20, ka një numër sulmuesish që mund të bëjnë një pretendim të fortë për të qenë numri një.

Aguero është njëri prej tyre, sepse edhe pas tetë vitesh në Manchester City dhe në moshën 31 vjeçare ai shënon gola për argëtim.

Harry Kane dhe Pierre-Emerick Aubameyang gjithashtu i përkasin kategorisë së klasit botëror, ashtu si Roberto Firmino i Liverpool për stilin e tij të gjithanshëm të lojës.

Gjithkush pëlqen një sistem të renditjes, kështu që GiveMeSport është përpjekur të rendit sulmuesit aktual të Premier Ligës nga ‘klasi botëror’ në ‘absolutisht të padobishëm’.

Lojtarë të klasit botëror: Sergio Aguero, Roberto Firmino, Harry Kane, Pierre-Emerick Aubameyang

Lojtarë klasi: Gabriel Jesus, Alexandre Lacazette

Lojtarë të mirë: Olivier Giroud, Romelu Lukaku, Marcus Rashford, Divok Origi, Callum Wilson, Glenn Murray, Jamie Vardy, Raul Jiminez, Sebastien Haller

Lojtarë mesatar: Michy Batshuayi, Ashley Barnes, Kelechi Iheanacho, Ayoze Perez, Dwight Gayle, Danny Ings, Charlie Austin, Javier Hernandez, Andre Grey, Troy Deeney, Joshua King

Lojtarë të keq: Matej Vydra, Christian Benteke, Chris Wood, Joselu, Shane Long, Dominic Solanke, Islam Slimani, Isaac Success

Lojtarë absolutisht të padobishëm: Cenk Tosun, Connor Wickham/Indeksonline/