Mediat angleze: Shaqiri mund të jetë zëvendësuesi i Salah në ndeshjen ndaj Leicesterit

Këtë vikend do të zhvillohet takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Leicesterit, duel ky në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.
Klopp do të mundohet që me mungesa të shumta që ka në skuadër, t’i bëjë ballë një Leicesteri të pa përshtatshëm, shkruan IndeksOnline
Mo Salah i cili doli pozitiv një javë më parë në grumbullimin me Kombëtaren e Egjiptit, këtë javë nuk do të mund të luajë, pasi ai ende është pozitiv.
E mediat në Angli, kanë zbuluar se zëvendësuesi më i qëlluar i Salah në pozitën e tij do të jetë Xherdan Shaqiri.
Pra, kjo do të jetë një mundësi e mirë për kosovarin që ta bind Kloppin se sa vlenë.