23:26 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mediat angleze tregojnë se pse Liverpooli po e dëshiron transferimin e Rashicës

Liverpooli i ka në fokus për t’i transferuar një numër të madh futbollistësh nga liga gjermane, e njëri nga ta është edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica.

Sipas LiverpoolEcho në fokusin e Liverpoolit janë Jadon Sancho, Timo Werner, Kai Havertz dhe tani edhe Milot Rashica.

Ky medium ka shkruar për Rashicën duke thënë që futbollisti ka treguar aftësitë e tij dhe që mund të jap shumë nga vetja në të ardhmen.

Po ashtu ky medium duke u bazuar në veprimet e mëparshme të Klopp ka thënë që klubi mund ta transferojë futbollistin për një shumë jo edhe të madhe./Indeksonline/.