Mediat austriake: Foda vjen sot në Kosovë për të arritur marrëveshje me FFK-në

Kombëtarja e Kosovës është afër të bëhet me trajner të ri, pas largimit të Primozh Gliha-s.
Franco Foda është kandidati potencial për ta marrë stolin e “Dardanëve”, shkruan Indeksonline
Madje sot trajneri gjerman ka arritur në Prishtinë dhe do të takohet me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për të biseduar rreth marrëveshjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe media austriake “Salzburger Nachrichten”, duke aluduar se Foda nuk ka arritur ende marrëveshje përfundimtare.
57-vjeçari ishte trajner i Kombëtares së Austrisë gjatë vitit 2017-2022, duke çuar deri në 16-tat më të mira në Kampionatin Europian./Indeksonline/