Mediat beogradase publikojnë pamje të ushtrisë serbe në Merdare, i dorëzojnë KFOR-it kërkesën për kthimin në Kosovë

Ushtria serbe edhe zyrtarisht i ka kërkuar KFOR-it kthimin e trupave serbe në Republikën e Kosovës.
Mediumi “Novosti” raporton se përfaqësuesit e ushtrisë serbe janë parë në pikën kufitare në Merdare duke i dorëzuan kërkesën zyrtare pjesëtarëve të KFOR-it.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë ka vendosur mbrëmë që edhe zyrtarisht t’i kërkojë KFOR-it kthimin e trupave serbe në Kosovë. Këtë e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

“Vendimi është marrë unanimisht. Do të ishte një vendim i mirë dhe do të reduktonte tensionet”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline
“Besoj që do të jetë e rëndësishme për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe mbi të gjitha për kontrollin e atyre që ata i quajnë pika kufitare. Do të reduktonte tensionet dhe do të ishte vendim i mirë. Mund të supozojmë mbi të gjitha ato që kemi dëgjuar që kjo nuk do të pranohet”, tha ai.
Ndryshe, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar që tha se SHBA është kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë.
Sipas pretendimit të Beogradit, bazuar në Rezolutën 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë në Kosovë 1 mijë trupa, por vetëm me pëlqimin e KFOR-it. /Indeksonline/