75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Mediat botërore i japin jehonë testeve të Serbisë të dhuruara në Kosovë

Mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit.

Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.

Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times dhe media të tjera botërore.