Mediat braziliane: Ky lojtar do të luaj në Kosovë

Prishtina do të ballafaqohet me Barcelonën pas dy javës në kuadër të Ligës së Kampionëve në futsall.
Mediumi brazilian ‘Globo Esporte’ ka raportuar sot se Leandro Monteiro do të mbrojë ngjyrat e Prishtinës.
25 vjeçari sivjet ka qenë pjesë e skuadrës Boi Bravo që fitoi kampionatin shtetëror të futsallit në Brazil, transmeton Indeksonline.
Monteiro shënoi 14 gola në 11 ndeshje. Ndryshe, takimi Barcelona – Prishtina do të zhvillohet më 15 janar.
/Indeksonline/