09:25 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat britanike shkruajnë për bandën shqiptare, që shfaq aktivitetet e paligjshme në internet

Një bandë shqiptare që merret me kokainë në Britaninë e Madhe janë duke postuar fotografi online duke treguar armë, para dhe makina të shtrenjta.

Kështu nis artikullin DailyMail duke i kushtuar një shkrim një bande të rinjsh shqiptarë.

Sipas këtij mediumi ata kanë lidhje me shtëpinë e mafias në Shqipëri, e cila u lejon atyre të trafikojnë kokainë nga kartelet e drogës në Amerikën Jugore përmes rrugëve të Britanisë së Madhe

Në vend që të fshehin aktivitet e tyre të paligjshme, kjo bandë ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale fotografi të parave dhe të armatimit./Indeksonline/