12:11 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Mediat e Ballkanit ia huqin: Thaçi e Haradinaj nuk janë të akuzuarit e Speciales

EU Observer, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dje raportoi se presidenti Thaçi dhe deputeti Daut Haradinaj janë dy të personat e parë që do të ballafaqohen me institucionin gjyqësor të Gjykatës Speciale.

Por, kështu nuk po del të jetë në tekstin e amandamentuar të këtij mediumi. Kjo histori ishte amandetuar më 6 janar për të sqaruar së EUobsever nuk kishte informacione të përvilegjuara për aktakuzat e Gjykatës Speciale për Hashim Thacin apo Daut Haradinaj.

Teksti origjinal thotë “Daut Haradinaj dhe Thaci, të dy ish komandantë të UCK-së pritet që të përballen me raste në Gjykatën Speciale”.

“Mediat ballkanike kanë spekuluar se Thaci dhe Haradinaj janë dy komandantët e UCK-së të përfshirë në hetimet e Gjykatës Speciale” thuhet në sqarimin shtesë të EUObserver./Indeksonline/

Kliko këtu: