Dorëheqja e Hashim Thaçit, merr jehonë në mediat ndërkombëtare

Dorëheqja e Hashim Thaçit nga posti i presidentit ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
“Presidenti i Kosovës Thaçi jep dorëheqjen pasi i konfirmohet aktakuza për krime lufte”, është titulli i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters.
Reuters shkruan se Thaçi konfirmoi dorëheqjen në një konferencë për media, pasi njoftoi se aktakuza ndaj tij është konfirmuar.

Edhe e përditshmja amerikane, The Washington Post ka shkruar për dorëheqjen e Thaçit.
“Presidenti i Kosovës jep dorëheqjen për t’u përballur me akuza për krime lufte”, është titulli i gazetës amerikane.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një udhëheqës gueril gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia në vitet 1990, dha dorëheqjen të enjten në mënyrë që të përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjykatë speciale të bazuar në Hagë, ka shkruar Washington Post.