09:22 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat italiane: Menaxheri i njohur “pranon” Italinë (Foto)

Ende nuk ka asgjë konkrete, por Kombëtarja e Italisë duket se e ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri!

Pas “marrëveshjes” me Conten dhe Ancelottin, tani një tjetër emër ka “marr” përsipër stolin e “Azzurrit”.

Bëhet fjalë për Roberto Mancinin, i cili thuhet se ka arritur marrëveshje me Italinë.

Roli ka qenë i lirë që nga shkarkimi i Giampiero Ventura, i cili u largua pasi nuk arriti ta kualifikonte Italinë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Federata e Italisë e emëroi trajner të përkohshëm, Di Biagion, por njoftuan opinionin se së shpejti do të emërohet trajneri i ri.

Në listë janë shumë trajnerë, përfshi; Conten, Ranierin, Ancelottin dhe Mancinin.

Së fundmi, jo zyrtarisht – Carlo Ancelotti refuzoi ofertën e Italisë./IndeksOnline/