75 Mall Live Search
10:39 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mediat italiane raportojnë se Liverpool është gati ta shesë Salahun sezonin e ardhshëm

Gjigantët anglezë të Premier League Liverpool janë gati të lejojnë sulmuesin Mohamed Salah të largohet në fund të sezonit 2019-2020, sipas raporteve në mediat angleze, transmeton Indeksonline.

Reprezentuesi i Egjiptit ka qenë një yll i vërtetë që nga momenti i anëtarësimit në kampionët aktual evropian në verën e vitit 2017 dhe ka luajtur një rol kryesor në ndihmën e klubit në sigurimin e titullit të gjashtë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në sezonin 2018-19.

Sidoqoftë, përsa i përket zhvillimit të fundit, Reds janë të gatshëm ta lënë 27-vjeçarin të largohet në fund të fushatës në vazhdim.

Salah, i cili u bashkua me Liverpoolin nga AS Roma për një tarifë fillestare prej 42 milion €, ka tërhequr interes nga një numër i klubeve evropiane përfshirë gjigantët spanjoll Real Madrid./Indeksonline/