75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Mediat kroate: Arbër Hoxha nuk pritet të startoj sonte ndaj Betisit

Skuadra e Dinamo Zagreb luan sonte ndeshjen e parë të fazës 1/16-ës ndaj Real Betis në UEFA Conference League.

Mediat në Kroaci kanë filluar ta mendojnë formacionin e mundshëm për këtë duel interesante që nis nga ora 21:00, shkruan Indeksonline

Index.hr shkruan se Arbër Hoxha, lojtari shqiptar ka gjasa që nuk do të startoj në këtë duel, kjo për shkak të ritmit të dobët momentalisht në ekipin kroat.

Hoxha u transferua në Dinamo Zagreb gjatë mini-afatit të janarit dhe sonte e ka mundësinë të luaj për herë të parë në një nivel kaq të lartë të garave të UEFA-s.

Vendin e ish-futbollistit të Ballkanit në formacionin e Dinamos pritet ta zë Dario Spikic.

Kujtojmë që Arbër Hoxha zhvilloi katër paraqitje me Dinamon gjatë këtyre ditëve, por pa ndonjë gol apo asist./Indeksonline/