75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Mediat në Angli: Infermierja nuk u kujdes si duhet për Maradonën

Legjenda e futbollit argjentinase, Diego Maradona u nda nga jeta ditën e mërkurë në moshën 60-vjeçare.

Pati shumë polemika për vdekjen e legjendës, madje familjarët dhe ish-avokati i Maradonës akuzuan personelin shëndetësor se nuk u kujdesën si duhet për të, shkruan IndeksOnline

Mediat në Angli, kanë zbuluar një skandal, ku thuhet se infermierja e ndërrimit të natës, ka gënjyer se është kujdesur për Maradonën.

Ajo tha se e dëgjoi atë duke hyrë në tualet në orën 7:30, por që nuk hyri ta pengojë.

Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll, dhe ka gënjyer në raportin e saj.

Sipas “The Mirror”, hetuesit thanë: ”Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat e jetës së tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë”, thuhet në raportin hetuesor.