13:28 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Mediat në Angli: Liverpooli e qet në shitje, Xherdan Shaqirin

Liverpooli si duket është i hapur që në afatin kalimtar të verës të negociojë me klubet e tjera për futbollistët Matip, Shaqiri, Chamberlain dhe Divock Origin.

Sipas mediave në Angli, trajnerit Klopp nuk po i hyjnë në punë futbollistët e lartpërmendur dhe ka vendosur që të i vë në shitje, shkruan IndeksOnline

Pra, gjatë afatit të verës mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqirin mund ta shohim në një klub tjetër evropian.