75 Mall Live Search
17:36 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Mediat në Itali ‘tronditin’ tifozët e Juventusit: Pirlo pritet të jetë trajner i “Zonjës së Vjetër” edhe sezonin tjetër

Skuadra e Juventusit pati një sezon të dështuar në Serie A, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve në ndeshjen e fundit të sezonit.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo u vërshua me kritika dhe pritej që pasi të përfundoj sezoni të shkarkohet, transmeton Indeksonline.

Por, mediumi “Corsera” shkruan se Andrea Pirlo pritet të jetë trajner i Juventusit edhe sezonin tjetër.

Siç raportohet, Pirlo tash ka filluar të kuptoj skuadrën dhe lidershipi i klubit besojnë se se tash e tutje Juventusi do të përmirësohet.

Deri më sot është raportuar që Andrea Pirlo do të shkarkohet dhe në vend të tij të vij Zinedin Zidane./Indeksonline/