Mediat në Kataloni: Ronald Koeman do të luaj me këtë formacion kundër Bayern Munchen

Klubi i Barcelonës do të luaj kundër Bayern Munchen me 14 shtator në kuadër të xhiros hapëse të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumit “Cat Radio”, Koeman pritet të bëj ndryshim të formacionit kundër bavarezëve, transmeton Indeksonline.
Siç raportohet, Koeman pritet që përdor formacionin e tij të preferuar 3-5-2.
Në qendër të sulmit pritet të jenë Depay dhe Luuk de Jong, kurse Braithëaite pritet të jetë mungesë.
Ansu Fati nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshje kundër Bayernit. Po ashtu mungesë do të jenë edhe Kun Aguero dhe Ousmane Dembele. /Indeksonline/