17:56 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mediat në Serbi: Palmer në takim me Slobodan Petroviq dhe Nenad Rashiq

Mediumi serb ‘Informer’ pak minuta më parë ka postuar një lajm se Përfaqësuesi Special për Ballkan nga ShBA, Mattheë Palmer për momentin është në takim me dy liderët e partive serbe, Nenad Rashiq dhe Slobodan Petroviq në qytetin e Graçanicës.

Sipas lajmit të mediumit serb, Palmer është takuar me dy politikanët serb për mundësin e përfshirjes së tyre në qeverinë e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit,  kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me Rashiqin dhe Petroviqin, por jo edhe me Listën Serbe.

Lista Serbe ishte partia që mori më së shumti vota nga paritet e komunitetit serb. /Indeksonline/