75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mediat në Serbi ‘plasin’ nga inati se Milani po vjen në Kosovë

Gjatë ditës së sotme, ekipi i famshëm italian, Milan konfirmoi se me 10 gusht do të jetë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Ky lajm ka qenë një ‘dush i ftohët’ për mediat në Serbi që po mundohen të bëjnë propagandë kundër Kosovës.

Portali racist ‘Alo’ e ka quajtur skandaloze këtë veprim të ekipit italian.

‘Skandaloze! Ata vijnë me kënaqësi! Milan luan ndeshje në Prishtinë’ , kështu ishte titulli i portalit serb.

Në artikull ata kanë shkruar që Milan duhet të kujtoj që së fundmi kanë transferuar Rade Krunic, i cili sipas tyre ka lindur në Republikën Srpska në Bosnje.

Pa dyshim ekipi i Milan është skuadra më e madhe që ka zbarkuar ndonjëherë në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje futbolli./Indeksonline/