75 Mall Live Search
23:31 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Mediat në ShBA: Trump po mendon ta amnistoj vetën nga akuzat për inkurajim të protestuesve për shkaktim të trazirave

Presidenti në detyrë i ShBA-së, Donald Trump, përgjatë katër vjetëve të fundit ka bërë veprime të çuditshme e të papara shpeshherë.

Së fundmi, ai ftoj përkrahësit e tij që të protestojnë kundër zgjedhjes së Joe Bidenit si president i ri, transmeton Indeksonline.

Për shkak të këtyre thirrjeve, protestuesit eskaluan me veprime dhe sulmuan Kongresin amerikan, duke shkaktuar trazira, raporton “ABC News”.

Trumpi duket se ka frikë se do i ngrihet akuza për inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar ndërtesën e Kongresit.

Prandaj, ai ka kërkuar një mendim nga këshilltarët e tij se a mund ta amnistojë veten nga këto akuza, nëse ngrihen.

Lajmi për një amnisti të mundshme u raportua së pari nga “The New York Times”. Trumpi ka kohë që beson se ai ka fuqinë të falë veten. Në vitin 2018 presidenti shkroi në Twitter se ai kishte “të drejtën absolute”./Indeksonline/