75 Mall Live Search
19:08 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Mediat në Shqipëri raportojnë: Gjilani dhe Drita në garë për super sulmuesin e Superiores

Mediumi i njohur në Shqipëri “Panorama Sport” raporton që Gjilani dhe Drita janë duke kërkuar super sulmuesin e Superiores.

Bëhet fjalë për lojtarin e Laçit, Kyrian Nwabueze, transmeton Indeksonline.

Nwabueze ka kontratë edhe 6 muaj me Laçin por largimi i tij varet nga drejtuesit e kurbinasve.

Nigeriani kishte luajtur në të kaluarën në Kosovë, pikërisht tek klubi i Dritës por që nuk pati shumë sukses./Indeksonline/