75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / AR

“Mediat përhapin histori negative”: Justin Bieber hedh poshtë thashethemet se po përdor dr*ogë

Thashethemet për Justin Bieber dhe përdorimin e tij të supozuar të drogës janë rritur më shumë kohët e fundit, por zëdhënësi i tij ka vendosur t’u japë fund spekulimeve.

Ai i tha TMZ se pretendimet ishin “absolutisht të pavërteta” dhe se këngëtari ishte në të vërtetë “në një nga periudhat më të mira të jetës së tij”, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht spekulimeve, Bieber aktualisht i është përkushtuar familjes dhe karrierës së tij. Fokusi i tij është te djali i tij gjashtë muajsh Jack Blues, por edhe te puna në muzikë dhe projekte të reja.

Viti i kaluar ishte sfidues për këngëtarin, ai i dha fund disa miqësive të ngushta dhe marrëdhënieve të biznesit që nuk i përshtateshin më. Por me fillimin e vitit të ri, ai vendosi t’i jepte përparësi martesës, atësisë dhe muzikës./Indeksonline/