75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / C E

Mediat po raportojnë, Policia veç po dënon

Policia e Kosovës po vazhdon bashkëpunimin me mediat në mënyrë të vetëdijesimit të shoferëve.

Indeksonline ka raportuar vazhdimisht për shkeljet që po bëhen rrugëve të Kosovës nga vozitës të pandërgjegjshëm.

Së fundi, Policia ka dënuar katër persona të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë kaluar rrugën.

“Vazhdon ndërmerrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Respektoni rregullat në trafik, bashkëpunoni me Policinë e Kosovës. Ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/