Mediat serbe: Amerika kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, si shpërblim sjell investimet ekonomike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet t’i kenë kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kthim të sjellë kompanitë më të mëdha në botë për të investuar në Beograd.
Sipas mediave serbe, pavarësisht kësaj Beogradi tashmë ka hedhur poshtë këtë ofertë, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu, u theksua se i dërguari Special i Amerikës për Kosovën, Richard Grenell, kohët e fundit udhëzoi që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje për njohje reciproke dhe ato të përfitojnë ekonomikisht.