75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / mp

Mediat serbe: Dyshohet për dy shqiptarë të rrahur në Veri, njëri prej tyre gazetar

Në pjesën veriore të Mitrovicës, pak më parë ka ndodhur një incident në të cilin janë lënduar dy shqiptarë, njëri prej të cilëve gazetar, ka konfirmuar policia e Kosovës për portalin Kossev.

Njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB të Mitrovicës në pjesën veriore. Sipas dëshmitarëve okularë, qytetarët kanë ndihmuar njërin prej të plagosurve derisa ka mbërritur ambulanca. Njëkohësisht, policia bën thirrje për përmbajtje dhe kujdes në dhënien e informacioneve në mungesë të detajeve të mëtejshme të konfirmuara.

Ndryshe, “IndeksOnline” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia në Veri të Mitrovicës por kontakti me ta ka qenë i pa mundur./IndeksOnline/