13:48 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Mediat serbe e quajnë “plan të poshtër” iniciativën e Veselit për tribunal, po e largon vëmendjen nga Specialja

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar i cili do të dënonte krimet e serbëve në Kosovë.

Mbajtjen e kësaj seance janë duke e komentuar edhe mediat serbe.

Iniciativën e Veselit për këtë tribunal mediat në Serbi janë duke e quajtur “plan të poshtër”.

Kjo iniciativë sipas mediave serbe është duke u bërë nga Veseli për të larguar vëmendjen nga Gjykata Speciale, e për të cilën, duke u bazuar raportimeve nga Kosova, ka ftesë kryetari i Kuvendit.

“Megjithatë, ai nuk ka mbështetjen e të gjithë shqiptarët për planin e tij, ose për të tërhequr vëmendjen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për UÇK-në, sepse disa herë në publikun e Prishtinës ka pasur informacion se Veseli do të jetë ndër “udhëtarët” për Hagën”, thuhet në mediat serbe, përcjellë Indeksonline.