17:51 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mediat serbe: Ja tërheqja e njohjes nga Guineas (Dokument)

Pas raportimit të medieve serbe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shteti i Guineas, tashmë ata kanë publikuar edhe një dokument ku siç thuhet është dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Guinea-s.

Në këtë dokument shkruan se është vendosur që ky shtet të revokojë njohjen e Kosovës, si një shtet të pavarur dhe Sovran, transmeton Indeksonline.

Ky është shkrimi i plotë:

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Guinea-Bissau  përshëndet Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe duke iu referuar letrës së saj të datës 10 janar 2011, dëshiron të informojë atë se pas shqyrtimit të kujdesshëm të Qeverisë së Republikës së Guniea-s Bissau ka vendosur të revokojë njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran.

Ministri i Punëve të Jashtme të Guinea, përfiton nga ky rast për të ripërtëritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës garancitë e vlerësimit të saj më të lartë.