Komisioneri Hahn vjen të hënën në Kosovë për taksën
Komisioneri Evropian për negociata, Johannes Hahn me tre dhjetor do të udhëtojë për në Kosovë.
Sipas mediave serbe, Hahn vjen këtë të hënë për të biseduar për taksën ndaj mallrave të Serbisë.
Komisioneri Hanh thuhet se do të ri përsërisë qëndrimin e BE-së që taksa 100% të hiqet.
Sipas tyre, Hahn do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit dhe zyrtarët e doganave.
Komisioni Evropian konfirmoi për Tanjug se Johannes Hahn do të vijë për të diskutuar për taksën dhe për të qetësuar situatën./Indeksonline/