75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Me formimin e ushtrisë u “pushtua” Kosova

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ditën e djeshme me shumica votash nga Kuvendi i Kosovës është konsideruar në vend si ngjarje historike, ndoshta me e rëndësishmja pas pavarësisë.

Por, mediat serbe këtë ngjarje e kanë përshkruar si një “pushim” të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Kurse fajin për këtë ia kanë adresuar edhe Kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se ai është përgjegjës për formimin e ushtrisë Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj është përgjegjës për formimin e ushtrisë, ai madje ka kërcënuar se do të dërgojë ushtarë në veri, ku edhe jetojnë serbët” shkruan e përditshmja Kurir.

Ndryshe, natën e mbrëmshme edhe Presidenti serb, Vuçiq i ishte drejtuar popullit të tij përmes një konference për media rreth zhvillimeve në Kosovë.

Ai kishte thënë se Ushtria e Kosovës u miratua në mënyrë të paligjshme me ndihmën e Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë./Indeksonline/