Mediat serbe: Në fillim të takimit, Vuçiqit i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës

Në fillim të takimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu dorëzua një letër, sipas së cilës Serbia sot duhet ta njohë Kosovën.
Informacioni është i njohur jozyrtarisht për portalin B92.net, transmeton Indeksonline.
Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.